Report TV Ekskluzive - Djali i Fadil Memës: Ju tregoj kontratën e vdekjes mes Çapjas dhe Shemes
  • 5 years ago
Mes killerit me pagesë Dritan Sheme dhe njërit prej vëllezërve Çapja në Elbasan dhe më konkretisht Sokolit,është lidhur një kontratë vdekje, ku qëllimi ka qënë eleminimi fizik i Rezart Çelës, i cili në vitin 2005, po mbante shtrënguar Sokol Çapjen, për shumë makineta bixhozi në Qarkun e Elbasanit, të cilat në fakt ishin në pronësi të një italiani të quajtur, Paolo Mazzuco. ?Kontrata e vdekjes? është lidhur me një vlerë 30 mijë euro, ku fillimisht Sokol Çapja ka dhënë një pagesë prej 15 mijë euro paradhënie dhe diferenca tjetër prej 15 mijë euro, do të merej sapo Dritan Sheme, të kishte çuar deri në fund punën e marë përsipër, vrasjen e Rezart Çelës. Sheme, si një killer profesionit, ekzekuton në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro.Mirëpo Sokoli, pasi u lirua nga Rezart Çela, ka hyrë në një gjendje euforie dhe nuk donte t?ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen. Sokol Çapja, duke qenë i influencuar nga Kamer Mehja, i cili i thoshte Sokolit se nuk duhej të kishte frikë nga Dritan Sheme, i thoshte tekstualisht: ?...nuk duhet të kesh frikë nga Dritani, i cili është i gjatë një metër e gjysmë, kurse ti je dy metra...?.Kontrata e vdekjes mes Shemes dhe Çapjat është shpjeguar nga Elton Mema, djali i Fadil Memës, i cili është pyetur nga prokurori Ritvan Suka në 14 shkurt 2019 në ambjentet e gjykatës së Torinos, në prani të kolonelit italian Paolo Palazzo dhe Antonio Nicolletta dhe prokurorit Italian, Cezare Parodi. Në dëshminë e tij të gjatë, Mema shpjegon përplasjen që patën me njerëzit e deputetit të PD Aurel Bylykbashi gjatë fushatës dhe lidhjen e Bylykbashit me anëtarët e fisit Çapja në Elbasan. Në dëshminë që Elton Mema ka dhënë, tregohet qartë se ngatëresa me çapjat ka ndodhur pikërisht kur babai i tij, donte të festonte ditëlindjen e 40-të, në lokalin e tyre ?Univers?,ku Çapjat e kushtëzuan se nuk e donin prezencën e kushëririt tonë Dritan Sheme në lokal. Ndërkohë pritet që këto ditë Florenc Çapja dhe të arrestuarit e tjerë të AMA, të dalin para gjykatës së Apelit Durrës, ku treshja e gjyqtarëve është Valbon Çekrezi, Dritan Hamitaj dhe Arjan Balliu.

Pyetje e prokurorit: Në lidhje me tentativën e vrasjes në ngarkim të babait tuaj, që ndodhi më 30 janar 2006, ju për çfarë jeni në dijeni?

Përgjigje: Në atë periudhë gjendesha në Itali, ku kisha hyrë më 12 Maj 2005, pas zgjedhjeve në Shqipëri, në të cilat babai im ishte kandidat, por me rezultat negativ, pasi ka fituar Partia Demokratike. Në rastin specifik, ka fituar kandidati Aurel Bylykbashi. Gjatë fushatës elektorale, kam pasur një diskutim, konfliktuar me shoferin e Bylykbashit, për faktin që ky kishte publikuar një poster të Aurel Bylykbashit pranë atij të babait tim, përkundrazi, kam qenë unë që e kam vendosur posterin e babait tim pranë atij të Bylykbashit.
Recommended