Ekskluzive/ Rrëfimi i vëllezërve Çapja: Akuzat e Fadil Memës..., u shty nga krimi i organizuar
  • 4 years ago
Hetimet për zbardhjen e tentativës së vrasjes së ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema në vitin 2006 në Elbasan, kanë çuar në prokurori Ardian Çapjan dhe Enver Çapja, dy xhaxhallarët e Florenc Çapjas, të akuzuar nga prokuroria si autor të sulmit me armë. Pyetja e dy vëllezërve është realizuar në 26 shtator 2019 në prokurori, ku kanë deklaruar bisedat që kanë bërë me krushkun e tyre Fadil Mema, lidhjet e tij me krimin e organizuar në Elbasan dhe akuzat e qëllimshme të Fadilit ndaj Florenc Çapjas, me qëllimin e vetëm për të marrë azil jashtë shtetit.

?Fadili e ka akuzuar Florencin me qëllim për të fituar azil jashtë shtetit, sepse familja e tyre nuk ka pasur asnjë konflikt me familjen Mema?-thotë në dëshminë e tij Enver Çapja.

Por mes personave që janë pyetur është dhe vetë Florenc Çapja, i cili ka deklaruar se tre vjet para ngjarjes, ka qenë në Angli, por është kthyer pasi nuk ka pasur dokumenta të rregullta. Kthimin në Shqipëri e ka kryer në datën 4 janar 2007, dhe nuk ka dalë në qytetin e Elbasanit, pasi kishin probleme, se i kishin vrarë xhaxhain Sokol Çapja.

Në dëshminë e tij dhënë në polici, Florenci tregon: ?Jam ngritur nga gjumi rreth orës 09:00-09:30 dhe pasi kam bërë shërbimet personale, kam qenë në shtëpi pa dalë. Kam fjetur në shtëpinë e gjyshes, pasi ka qenë sëmurë dhe kam fjetur në një dhomë me të. Kur u ngrita nga gjumi u mblodhëm në shtëpinë e gjyshes të gjithë, pasi ajo ka qenë e sëmurë. Në shtëpinë e gjyshes kam qëndruar derisa erdhi policia. Unë nuk kam lidhje me ngjarjen, pasi kamë qenë në shtëpi?.

Të treja dëshmitë zbardhen sot për herë të parë nga ?Shqiptarja.com?, rrëfime këto që ndodhen mes shumë deklarimesh, që janë administruar nga prokuroria dhe që janë pasqyruar edhe në vendimin e datës 20 nëntor 2019, ku gjyqtari Tomor Kullolli vendosi të pushojë dy akuzat e ?Vrasjes me paramendim? mbetur në tentativë në dëm të Fadil Memës dhe ?Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake?, në ngarkim të Florenc Çapjas. Xhaxhai i këtij të fundit, Ardjan Çapja, është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen dhe ky person ka sqaruar se Florenc Çapjan, e ka nipin e tij. Floreci është djali i vëllait të Ardianit, Fejzullait.
Recommended