Report TV Ekskluzive/ 'CEZ', ja si gjyqtari Sallaku shpëtoi Berishën, Shkëlzenin dhe 3 ish-ministra
  • 4 years ago
Report Tv zbardh vendimin e arsyetuar të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli n 24 janar 2020 dosjen CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me protagonistë Sali Berishën, ish-ministrat dhe ish-drejtorët e tij (Sot e apeloi Kuvendi). Nga vendimi del qartë se prokuroria, Gjykata e Lartë dhe gjykatat më të ulëta kanë qenë në unison për mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve, me pretendimin se nuk provohet fakti penal. Për shkeljet e rënda në procedurat për shitjen tek CEZ të 75 % të aksioneve të shoqërisë shtetërore OSSH janë bërë tre kallëzime penale nga Ministria e Ekonomis? dhe Energjitik?s, nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe nga juristi Romeo Kara, i cili me dëshmitë e tij ishte i pari që implikoi Shkëlzen Berishën në dosjen CEZ. Të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri i tij Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, disa ish-zyrtarë të tjerë, bashkëpunëtorë të Berishës si Neritan Alibali, Enno Bozdo, Mimoza e Vokshi dhe Suzana Guxholli, për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm, pastrim të produkteve të veprave penale etj. Për të tre kallëzimet, prokuroria ka kërkuar mbylljen e çështjeve, me pretendimin se nuk provohet kryerja e veprave penale dhe se privativi i OSSH është bërë në përputhje me ligjet.

Në vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku thuhet se vendimi i prokurorisë për mbylljen e kallëzimit të bërë nga e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë është ankimuar në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit, me anë të vendimit të saj të datës 21.11.2016, ka legjitimuar mbylljen e dosjes nga prokuroria. Në këtë kushte, gjyqtari Lazër Sallaku thekon se një pjesë e kallëzimeve nga Kuvendi dhe Romeo Kara janë gjykuar një herë, pasi kanë të njëjtin objekt, procedurat e privatizimit të OSSH. ?Në këto kushte, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, rezulton se e gjithë procedura e ndërmarrë për privatizimin e OSSH-së është konsideruar si e bazuar tërësisht në kushtetutë dhe bazën ligjore dhe për pjesën e kallëzimeve penale të kryera nga shtetasi Romeo Kara dhe Kuvendi i Shqipërisë, që kanë si objekt procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes...jemi në kushtet e parimit të ?gjësë së gjykuar? prandaj për këtë pjesë nuk mund të diskutohet më?, arsyeton Lazër Sallaku.
Recommended