Report TV -Ekskluzive/ 6 anëtarët e KLGJ-së që u rreshtuan pro Metës dhe shkarkuan Ardian Dvoranin
  • 4 years ago
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në 11 qershor 2020, me një vendim të paprecedentë, vendosi të shkarkonte Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë, duke mbështetur kërkesën e presidentit Ilir Meta, për deklarimin e mbarimit të mandatit. Edhe pse Kushtetuta parashikon shprehimisht se anëtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet dhe se KLGJ-ja nuk ka asnjë kompetencë të shkruar në ndonjë ligj për të shqyrtuar çështjen e mandateve të gjyqtarëve të lartë, gjashtë anëtar të KLGJ janë votuar pro shkarkimit të Ardian Dvoranit, duke u pozicionuar në këtë luftë në krah të Ilir Metës. Ata janë Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj dhe Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli, Marçela Shehu
Recommended