Report TV -Ekskluzive/ Sherri për dy karrige, viktima Gledis Kraja gjeti armën dhe ja dha Smakajt
  • 3 years ago
Konflikti për dy karrige ka sjellë vrasjen e Gledis Krajës në Shkodër, ish-futbollistit të ekipit të Vllaznisë në këtë qytet. Përleshja mes grupit të puntorëve të kompanisë imobilare ?Brixhoer? dhe grupit të shokëve të Sebastian Smakaj, ka ndodhur që në momentin e parë kur punëtorët kanë shkuar në banesën e Smakaj, për të dorëzuar disa mobilje të porositura.

Sherri fillimisht ka nisur për parkimin e makinës dhe më pas është përshkallëzuar pas konstatimit, se grupi i punëtorëve kishte dorëzuar porosinë e parregullt, pasi mungonin dy karrige. Ankesat kanë vijuar dhe në situatën e një sherri të parë, ngjarja u përshkallëzua akoma dhe më tepër kur grupi i punëtorëve shkoi në banesën e Smakajt, për të dorëzuar 2 karriget.
Recommended