Ekskluzive/ E falën plumbat! Sherri për 400 mijë lekë, si u tentua të vritej 27-vjeçari në Lezhë

  • 5 years ago
Kristjan Ndoci dhe Kristian Petuku ose Sherri, janë shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Lezhës, pasi kanë tentuar të vrasim me armë zjarri Saimir Shaqja ose Vasil Nikollin, ngjarje kjo e regjistruar në qytetin e Lezhës në datën 28 shtator 2019. Ndoci dhe Petuku, pas ngjarjes së rëndë kanë mundur të largohet nga vendi i krimit me një automjet tip ?Porche Panamera?, ngjyrë të bardhë duke mundur ti fshihen drejtësisë sot e kësaj dite, megjithëse ndaj tyre është marrë një masë sigurimi ?arrest në burg? në mungesë nga gjykata e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth 700 metra larg drejtorisë së policisë Lezhë dhe në momentin kur po prezantohej drejtori i ri i policisë vendore të Lezhës.

?Shqiptarja.com? mëson se policia ka referuar ngjarjen në prokurori për akuzën e ?Plagosje e rëndë me dashje? kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit?. Por prokurori i çështjes pasi ka studiuar materialet i është drejtuar gjykatës së Lezhës me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ?arrest me burg? për akuzën e ?Vrasjes me dashje? kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ?Mbajtjes pa lejë të armëve?. Tashmë i mbetet policisë së Lezhës detyra për arrestimin e dy personave. Pamjet filmike të sekuestrura pranë një biznesi aty pranë, që ka filmuar dy autorët e krimit, tregojnë se Kristian Ndoci dhe Kristjan Petoku (Sherri) kanë qenë në automjetin tip ?Porche Panamera? me targa AA650XZ, me ngjyrë të bardhë, në pronësi të Marie Sherri, në ecje e sipër paralel dhe në ndërrim me mjetin e të plagosurit, ku Kritian Sherri, ka ndaluar mjetin duke zbritur Kristian Ndoci dhe pasi ka kryer një të shtënë me armë zjarri te dritarja e mjetit ku ishte i ulur në sendilen e shoferit Saimir Shaqja (Nikollit), duke e plagosur atë, më pas është larguar me vrap duke hipur në mjetin nga i cili zbriti, kanë lëvizur së bashku me Kristjan Petokun (Sherrin) përsëri duke u kthyer në drejtim të rrugës së ?Ishull Lezhës?, me autoveturën me të dhënat e mësipërme.

Recommended