Ora News - Taksat e reja në 2019, ndryshon paga minimale nga 24 mijë në 26 mijë lekë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Bizneset do të paguajnë më pak taksa në 2019. Një ndryshim i rëndësishëm është rritja e pragut të atyre bizneseve që do tatohen me 5% nga 8 mln në 14 mln. Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera, deklaron se janë bërë disa ndryshime edhe në favor të qytetarëve, duke u rritur paga minimale si dhe duke u ulur tatimi për fashën 130 deri në 150 mijë.

Bizneset deri në 14 mln lekë do të taksohen vetëm 5%. Ky është një ndër ndryshimet kryesore të taksave gjatë vitit të ardhshëm.

Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera, deklaron se nga ky ndryshim do të përfitojnë 28 mijë biznese.

Niko Lera: 65% ose 71 mijë operatorë ekonomikë në Shqipëri, 65% e numrit total të tyre paguajnë zero tatim. Ndërkohë që 28 mijë biznese apo 26% e numrit total të operatorëve paguajnë tatim vetëm 5%.

Qeveria gjatë vitit 2019 ka pasur në vëmendje edhe lehtësirat fiskale për kooperimin në bujqësi dhe agroturizëm.

Niko Lera: Incentivë tjetër, stimulimi i agrobiznesit. Të gjithë subjektet që zhvillojnë veprimtari në fushën e agrobiznesit do të paguajnë 5% tatim jo 15% tatim mbi fitimin neto që realizojnë.

Po ashtu një sërë ndryshimesh të taksave do të prekin edhe xhepat e qytetarëve.

Që nga 1 janari paga minimale që do të derdhet në bankë do të jetë 26 mijë lekë.

Po ashtu qeveria ka vendur të ulë tatimin për pagat e larta.

Niko Lera: Paga minimale rritet në mënyrë që edhe të rritet shuma që përfitojnë punonjësit me paga të ulëta, por njëkohësisht dhe për të krijuar mundësi. Sepse mbi bazën e pagës llogariten kontributet.

Disa ndryshime të tjera që pritet të hyjnë në fuqi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm janë edhe ulja e dividentit nga 15 në 8%, janë përjashtuar nga TVSH investimet diellore, inputet në bujqësi si dhe ambalazhet e plastikës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/taksat-e-reja-ne-2019-ndryshon-paga-minimale-nga-24-mije-ne-26-mije-leke

Recommended