Paga minimale 26 mijë lekë/ Ekspertët: Ka ikur koha e informalitetit

  • 3 years ago
Nisma e qeverisë për të rritur pagën minimale nga 26 mijë lekë në nivelin e 30 mijë lekëve vlerësohet si pozitive nga ekspertët e ekonomisë.


Edhe pse situata në të cilën ndërmerret kjo iniciativë sipas Zef Preccit vjen si një premtim elektoral, ai shton se ndryshimi i këtij treguesi është një element i rëndësishëm që do të ketë ndikim të madh si në sistemin e pensioneve, ashtu edhe në nxitjen e konsumit në vend.

?Nisma është për t?u përshëndetur. Çdo fond që shkon për rritje të pagave vlerësohet dhe indeksimi i pagave duhet të bëhet çdo vit dhe duhet të jetë politikë e çdo qeverie. Iniciativa sigurisht pritet ti japë një nxitje të madhe konsumit në vend.?

Teksa një pjesë e komunitetit të sipërmarrjes nuk e kanë mirëpritur rritjen e pagës minimale duke argumentuar se kjo shton kostot për ta, për ekspertin Zef Preçi bizneset duhet të përshtaten dhe tw mbështesin qeverinë.

?Ka ikur koha e informalitetit. Komuniteti i biznesit duhet të bëhet pjesë e kësaj iniciative dhe të mbështesë qeverinë. Ka ardhur koha që punonjësit të vlerësohen. Punonjësit nuk mund të trajtohen më si skllevër.?

Pavarësisht se paga minimale në vend ka pësuar disa herë rritje, sërish vijon të mbetet më e ulëta në Europë sipas Eurostat, me përjashtim të Kosovës e cila ka një pagë minimale prej 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi këtë kufi moshe. Ndërsa Serbia rezulton vendi me pagën më të lartë minimale prej 308 euro.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ZefPreçi#Pagat#TopChannel

Recommended