Ora News - Katër mijë studentë në konvikte, pagesa për një muaj 4 mijë e 500 lekë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 4 mijë studentë janë regjistruar në këtë prag të nisjes së vitit të ri akademik në konviktet e Qytet Studentit. Kushtet dhe shërbimet mbesin sërish problem, por të rinjtë shprehen se është tarifa ajo që i detyron të jetojnë në të. Drejtorja, Anila Shehu, thotë se ka ende vende të lira por kushtet janë ato të mëparshmet.

Një javë para nisjes së vitit të ri akademik, Qyteti Studenti ka nisur të gumëzhijë . Janë maturantët që sapo kanë fituar të drejtën e studimeve ata që i shikon në dyert e konvikteve.

Pagesa nuk ka ndryshuar, është 4 mijë e 500 lekë për një muaj. Por disa prej studenteve shprehin pakënaqësinë për kushtet që kanë gjetur.

Thonë se çmimi është një nga arsyet qe kanë zgjedhur konviktet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kater-mije-studente-ne-konvikte-pagesa-nje-muaj-4-mije-e-500-leke
Recommended