Report TV -Syri i Kaltër jepet me qira për 72 mijë lekë në muaj për 10 vite
  • 4 years ago
Ministria e Financave ka vendosur të japë me qira për 10 vite një nga pasuritë e mëdha natyrore, Syri i Kaltër. Shoqëria që do të administrojë Syrin e Kaltër do ti paguaj shtetit një vlerë monetare prej 72 500 lekë në muaj (kjo vlerë është dyshemeja për fillimin e konkurrimit). Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Financave e cila argumenton se dhënia me qira bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zonës.

Aktualisht zona që do të jepet me qira është nën menaxhimin e kompanisë ?Albturist T.O? sha dhe ka një sipërfaqe prej 470 metra katrorë, nga të cilat 220 metra katrorë janë objekt dhe 250 metra katrorë sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër. ?Albturist T.O? sha që ka menaxhuar Syrin e Kaltër deri tani është një kompani publike e themeluar në vitin 2002 në pronësi të ministrisë së Financave.
Recommended