Report TV -‘Magjistari’ i parave Shkëlzen Berisha dha apartamentin e tij me qira 4 mijë €/muaj
  • 4 years ago
Përpos klientëve të aktivitetit si sekser, kredisë 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit dhe burimit të 1.9 milionë eurove për të blerë disa impiante dhe makineri për kompaninë e tij ?Logal? në vitin 2018, një tjetër dyshim ngrihet mbi mënyrën se si është pasuruar Shkëlzen Berisha.

Në vitin 2013, Shkëlzeni deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 198 m2, së bashku me një parking, tek ETC në Tiranë, me vlerë 346 mijë euro. Për të blerë këtë apartament, i biri i Sali Berishës thotë se ka marrë një kredi 277 mijë euro me interes 6.5 % si dhe 69 mijë euro i ka paguar përmes një llogarie private të tij.
Recommended