Ora News - Zguri: Menaxhimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka dështuar, Kume: Duhet vullnet politik
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, duke komentuar procesin elektoral ne Kosovë, thotë se ato janë një dëshmi se menaxhimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka dështuar, dhe duhet një reformë e thellë. Por për ekspertin Kristaq Kume, problem nuk mbeten ligjet pot vullneti politik. Një sistem të tillë numërimi, sipas tij e ka pas Shqipëria por edhe në atë kohë rezultatet vonoheshin.

Në më pak se 12 orë votat për parlamentin e Kosovës u numëruan, duke dalë rezultati politik i tyre. Fituesit menduan për krijimin e qeverisë e ndërsa humbësit, u përgatiten për opozitë.

Është një ndër shtetet me të reja në botë dhe me demokraci të brishtë, Kosova dha një leksion për Evropën e më shumë për Shqipërinë, ku debati për zgjedhje të lira zen hapsirën më të madhe.

Kryetari i Komisionit qendrorë të zgjedhjeve Klement Zguri, komentoi shkurt procesin në Kosovë, ndërsa tha se kjo nxjerr qartë nevojën e reformimit të sistemit.

Zguri: Duket qartësisht që menaxhimi dhe administrimi, mënyra sesi bëhet te ne duket se ka dështuar, qoftë edhe për këtë fakt. Ajo që mendoj dhe sugjeroj është që i takon Komisionit të Reformës Zgjedhore që sa më shpejt të nisë punën për të bërë korrigjimet e duhura në mënyrë që të gjitha defektet që janë vënë re në proceset zgjedhore të mund të korrigjohen dhe të kemi një nivel administrimi më të pranueshëm për vendin tonë.

Ndërsa për njohësit e ligjit zgjedhor shqiptar, më shumë se sa ndërhyrjet në legjislacion, Kosova është dëshmia që vullneti politik dominon mbi të gjitha dhe garanton standarde.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/leksioni-nga-kosova-zguri-kemi-deshtuar-me-menyren-e-menaxhimit-dhe-administrimit-te-zgjedhjeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended