Ora News - Dekretimi i Sandër Lleshit, Meta shqyrton dosjet e institucioneve të inteligjencës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë ditë nga propozimi për emërimin e gjeneral Sandër Lleshit ministër të Brendshëm, presidenti Meta ende nuk ka vendosur për dekretin. Burimet kanë bërë të ditur se kreu i shtetit ka kërkuar informacione të plota prej SHISH, SHIU dhe Ministrisë së Brendshme. Dosjet janë ende duke u shqyrtuar teksa kreu i shtetit do të duhet të japë një vendim brenda së premtes.

Presidenti i Republikës do të duhet të japë një vendim mbi propozimin e emërimit të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm. Edhe pse kanë kaluar gjashtë ditë nga moment që kryeministri Rama publikoi emrin e gjeneralit si zëvendës të Fatmir Xhafaj nga zyra e kreut të shtetit ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Konform procedurave Meta ka kërkuar informacione nga SHISH, ministria e Mbrojtjes por dhe institucionet e tjera për të verifikuar kriteret e kërkuara në kushtetutë.

Mësohet se ekspertët janë duke shqyrtuar disa prej të dhënave të paraqitura. Sipas ligjit, nëse presidenti nuk do të japë pëlqimin mbi emrin, ai do të duhet ta shoqërojë dhe me një relacion të plotë shpjegues mbi arsyen që e shtynë për refuzimin.

Në këtë rast kryeministri do të duhet të paraqesë një emër tjetër. Por nëse nuk ka argument presidenti është i detyruar që të miratojë brenda afateve dekretin, i cili më pas do të votohet në parlament.

Në seancë ministri i ri mjafton të marrë shumicën e votave të prezencës për tu ligjëruar në detyë. Më pas protokolli vazhdon me betimin në presidencë.

Megjithatë burimet zyrtare janë treguar të rezervuara për vendimin përfundimtar I cili duket se do të merret në momentet e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-dekretohet-sander-lleshi-meta-shqyrton-dosjet-e-institucioneve-te-inteligjences-dhe-mbrojtjes

Recommended