‘Mosdekretimi i Lleshit’, Balla tek ‘5 pyetjet’: Meta shkeli padashje Kushtetutën

  • 6 years ago
TIRANË- Çështja e mos dekretimit nga presidenti Ilir Meta, ngërçi institucional i krijuar, dhe komandimi që kryeministri Edi Rama bëri sot për gjeneral Sandër Lleshin, ishte tema e diskutimit në ?5 pyetjet nga Babaramo?, ku i ftuar ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla ka thënë se presidenti Meta, ka shkelur ?padashje? Kushtetutën, pasi sipas socialistit, ky refuzim është i pashpjegueshëm. Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë.

Recommended