Report Tv-‘Mosdekretimi i Lleshit’, Balla tek ‘5 pyetjet’

  • 6 years ago
TIRANË- Çështja e mos dekretimit nga presidenti Ilir Meta, ngërçi institucional i krijuar, dhe komandimi që kryeministri Edi Rama bëri sot për gjeneral Sandër Lleshin, ishte tema e diskutimit në ?5 pyetjet nga Babaramo?, ku i ftuar ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla ka thënë se presidenti Meta, ka shkelur ?padashje? Kushtetutën, pasi sipas socialistit, ky refuzim është i pashpjegueshëm. Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë.

Pjesë nga intervista

Si e komentoni ju çështjen e mosdekretimit të Metës?

Sandër Lleshi për cilësinë dhe kriteret është i qartë. Unë nuk dua të hyj në një debat me presidentin, ajo që ka bërë kryeministri pas këtij refuzimi të pashpjegueshëm është qasja më e mirë institucionale për të ruajtur marrëdhëniet me presidentin. Presidenti ndoshta ka kërkuar më shumë kohë, le të jetë ky gabimi më i vogël.

Ju e pranoni që ai t?a ushtrojë të drejtën për të refuzuar?

Unë nuk dua t?a quaj si konflikt ndërinstitucional. Dua t?a mirëkuptoj presidentin. Ndoshta kërkon më shumë kohë. Për t?a tejkaluar këtë shkelje pa dashje të Kushtetutës, ne kemi gjetur një zgjedhje. Po të kishte argument kushtetues dhe të ishte argumentuar me nene, atëherë do të ishte me dashje.

Presidenti duhet t?a kalojë brenda 7 ditësh, ju i kërkoni presidentit të shkelë Kushtetutën?

Vendimet e gjykatës Kushtetuese kanë sqaruar se edhe pas 10 ditëve, dekreti nuk quhet i tejkaluar apo i rrëzuar.

Është e rëndësishme që në ditët në vijim, zoti Lleshi, siç u informuam nga kryeministri, do të kemi një emërim në detyrë të Lleshit. Do t?i jepen kompetencat e ministrit.

Recommended