Ligji për Teatrin, Meta: Jam duke e shqyrtuar, Veliaj: Besoj se Meta do e dekretojë
  • 6 years ago
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar sot ligjin për Teatrin e Ri, i cili ndodhet në tryezën e tij pas miratimit me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi dy javë më parë. Meta tha se po e shqyrton ligjin e mbërritur nga Kuvendi, ndërsa për të hedhur firmën mbi të tha se nuk ndikohet nga asnjë faktor tjetër, përveç kornizës kushtetuese të Presidentit.
Dua t'ju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjësive që ka presidenti. Jemi duke e shqyrtuar.
Erion Veliaj shpreh bindjen se do gjendet vullneti për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Ai shprehu besim te presidenti Meta se do ta dekretojë ligjin.
Unë shpresoj te Presidenti si institucion por edhe si person. Ilir Meta është një njeri jashtëzakonisht konstruktiv, që gjithmonë ka synuar paqe sociale, jo sherr, jo shamatë. Besoj se qetësia dhe dashuria do triumfojë për diçka për të cilën ka konsensus të gjerë politik tashmë te aktorët, te ata që votuan në Parlament dhe te popullata. Siç e tha edhe i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për Teatër dhe jo muze. Për një Teatër të ri besoj se do gjendet vullneti i mirë. Kam shumë besim.

Ndërsa Partia Demokratike, me anë të deputetes demokrate, Jorida Tabaku, sot në Komisionin e Ekonomisë, ka deklaruar se qeveria është tërhequr nga ligji për Teatrin Kombëtar
Recommended