Meta: Nëse nuk zbatohet dekreti për "betimin e gjyqtareve", pas 15 marsit shpërndaj parlamentin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #ilirmeta

Për gati 2 orë mijëra qytetarë mbushën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në një tubim paqësor të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Mes brohorimave të mijëra mbështetësve Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka reagim nga maxhoranca për dekretin që firmosi sot atëherë më 15 mars dekreton shpërndarjen e parlamentit në mes të Kuvendit.

"Se pas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht, popullin kuq e zi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do të firmos këtu por atje në mes të parlamentit në mes të krimit. Dhe do ti bëj thirrje gjithë popull shqiptar, unë i pari dhe gjithë popull kuq e zi."

Mijëra qytetarë mbushën bulevardin me flamuj e lule mimoza për të mbrojtur Kushtetutën, ndërsa krah Kreut të Shtetit në podium u renditën personalitete të njohura të vendit.

"Të bashkuar për një qëllim në mbrojtje të Kushtetutës. Të kesh demokraci është zgjedhja jonë të mbrosh demokracinë është detyra jonë" tha diplomati Agim Nesho.

Personalitete të tjera që mbajtën fjalën ishin dhe Ledio Bianku, Agim Nesho, Bujar Kapexhiu, Kristian Demaj, Edmond Budina.

Kreu i Shtetit në shenjë solidariteti bëri shenjën e shqiponjës dhe u përul para popullit që iu përgjigj thirrjes së tij. Në proteste ishin dhe krerët e partive të opozitës.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/sot-mbahet-tubimi-i-presidentit-kunder-grushtit-te-shtetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended