Tavo: Meta gardian i kushtetutës, nëse nuk do kishim një president të tillë do flisnim për diktaturë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Kuvendi i Shqipërise vendosi ditën e sotme (27 korrik), me 78 vota pra, 17 kundër dhe 8 abstenim, për të mos shkarkuar e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Për ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, komisioni parlamentar që u ngrit për shkarkimin e presidentit ishte qesharak, dhe se Komisioni i dha tre shuplaka qeverisë, pasi Meta nuk kreu asnjë shkelje kushtetuese.

Vangjel Tavo: ?Unë besoj që Komisioni Parlamentar i ngritur për shkarkimin e Presidentit, që në momentin e parë të tij ka qenë qesharak. E morën me shumë vrull idenë e shkarkimin, për të zbatuar porosinë e komitetit qëndror të partisë dhe sekretarit të parë të saj, Ramës. Që në fillim e dinin dhe e kishin të qartë që Meta nuk kishte kryer asnjë shkelje kushtetuese. Këtë e konfirmoi Venecia tre herë, me 3 shuplaka që i dha kësaj qeverie. Meta edhe në dekretin e nxjerrë për shtyerjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk kishte shkelje kushtetuese. Edhe për çështjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku kjo mazhorancë ka bërë tentativat për ta kapur këtë institucion. Edhe për anti-shpifjen, Venecia ka thënë që i vetmi insitucion i cili ka qenë në mbrojtje të kushtetutës është Presidenti i Republikës.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tavo-me-lista-te-hapura-ose-te-mbyllura-populli-e-ka-vendosur-rilindja-do-e-humbe-pushtetin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended