Braimllari në Report Tv: Shkelje e Kushtetutës, Rama e ka kthyer vendin në pronë private

  • 6 years ago
I ftuar në studion e Report Tv, ishte deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i cili foli mbi dekretin e presidentit për ndyshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar.

Braimllari theksoi se ajo që ndodhi sot në Komisionin e Veprimatarisë Prodhuese, ishte një hajdutëri, një ligj klientelist. Sipas Braimllarit, maxhoranca sot shkeli parimet e kushtetutës, duke dekretuar ligjin për Teatrin. Nga ana tjetër deputeti i LSI-së, akuzoi kryeministrin Rama se po e kthen vendin në pronë private.

Sot është votuar dekreti i presidentit, janë reflektuar tek ligji i ri të gjitha problematikat që ka sjellë ky ligji ?

Ajo çka ka ndodh sot, gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartazi ligji që kjo maxhorancë votoi 2 muaj më parë për të kaluar pronën e teatrit tek një kompani private, që totalisht është një ligj klientelist. Sot maxhoranca ka hedhur poshtë vetveten, sepse mënyra sesi u bën ligji, në shkelje të rëndë me kushtetutën, në shkelje me parimet e konkurrencës. Tashmë kjo maxhorancë përdor arrogancën, por sot ka treguar haptazi vjedhjen dhe ligjërimin e pronës publike. Por kjo gjë nuk funksionon. Edi Rama po e kthen vendin në pronë private. Vendi është pa gjykatë kushtetuese sepse kryeministrit tonë , nuk i intereson kjo gjë. Sot ky komision duhej të shprehej nëse ishte pro apo kundër, jo t dekretonte ligjin. Opozita thjesht ka kërkuar që të funksionojnë institucionet, gjykata kushtetuese.

Pozicioni i LSI, ju ishit kundër ligjit se përjashtonte garën për kompanitë e tjera, apo ju nuk doni të mbështesni artistët që lejojnë prishjen e teatrit?

LSI nuk ka qene kundër një teatri të ri, sepse artistët e meritojnë një teatër të ri, i cili ruan identitetin e tij. I përgëzoj artistët që protestuan për prishjen e teatrit. Sot nuk mund të diskutohet drafti i ri.Ky ligj prekte garën dhe kushtetueshmërinë e vendit dhe nxorri në pah arrogancën e maxhorancës shqiptare.

A do ketë një rikthim të opozitës në Kuvend?

Ne nuk bojkotojmë kuvendin, por ne duhet të thjemi që kjo maxhorancë mashtroi hapur shqiptarët, ky mashtrim reflektohet në gjithë funksionimin e kësaj maxhorance. Sot ishte ç'montimi i parë, kjo arrogancë e kësaj qeverie ka sjellë shumë pasoja të rënda për vendin.vendi sot përballet me një kriminalitet në rritje. Kjo është e turpshme.

Do riktheheni në parlament?

Do të jetë në vendim i grupeve parlamentare, nesër do ketë një diskutim mbi këtë çështje.

Recommended