Ora News - Basha: Shkatërrimi i kushtetutës përballet me rezistencën qytetare
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbështetur Presidentin Ilir Meta se kapja e Gjykatës Kushtetuese është një grusht shteti.

Në një dalje për mediat, pas takimit me aleatet Basha tha se kush dëmton Kushtetutën do të përballet me rezistencën qytetare.

Lulzim Basha: Kapja e Gjykatës Kushtetuese është objektiv i Edi Ramës. Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është, sic e cilëson Presidenti një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me tanke, por me shërbëtore të bindur të qeverisë.

Ne do të marrim çdo vendim, duke i bërë thirrje çdo qytetari që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, kushtetutën të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie kushtetuta çdokush është i rrezikuar.

Basha tha se udhërrëfyesi evropian është instrumenti për të dalë nga kriza.

Lulzim Basha: Me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, që mund të arrihen duke përfunduar reformën zgjedhore dhe duke i dhënë shqiptarëve besimin dhe mekanizmin se këto zgjedhje do të garantojnë që këto probleme mos manifestohen më.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/basha-dakord-me-meten-grusht-shteti-demtimi-i-kushtetutes-perballet-me-rezistencen-qytetare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended