Ora News - Basha tek Unaza e Re: Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës ishin dhe pasditen e sotme në mbështetje të banorëve të Astirit, të cilët bllokuan rrugën tek Unaza e për të 32 ditë më radhë.

I frymëzuar nga rezistenca e banorëve kundër prishjes së banesave, por edhe protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave dhe pagesës për lëndët e mbartura, Basha pati një mesazh: Të gjithë bashkë kundër të keqes.

"Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet" u shpreh ai.

Basha: Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë gjithçka për ti përçarë, për ti demoralizuar, për ti shantazhuar, për ti blerë, për ti joshur, por mbi të gjitha për ti përçarë. Por në fakt ata nuk janë përçarë sepse e dinë fare mirë që kjo betejë nuk mund të luftohet secili për veten e vet, por të gjithë së bashku për fatin tonë të përbashkët.

Dhe sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur dhe studentët, të cilët janë ngritur kundër zhvatjes së xhepave të tyre dhe prindërve të tyre me gjobat dhe tarifat abuzive për provimet dhe me kërkesat e drejta në raport me tarifat universitare dhe kushtet në Universitetet në terësi.

Kam një mesazh sot për protestuesit e Unazës, jo vetëm banorët, por të gjithë ata që na janë bashkuar sonte dhe që nesër do të jenë dhe më shumë se sot, për studentët dhe të gjithë të tjerët, që kështu së bashku beteja do të fitohet. Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-tek-unaza-e-re-revolta-qytetare-po-vlon-kudo-ne-kryeqytet

Recommended