Basha: S'ka negociata me një kryeministër të lidhur me drogën, tek Teatri po pastrohen paratë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit, duke deklaruar se ai qëndron pas planit për ndërtimin e kullave tek Teatri Kombëtar, duke pastruar paratë e drogës dhe duke fituar 200 mln euro. Basha tha se nuk hapen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën.

Basha: Opozita e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke u thënë evropianëve të vërtetën në sy dhe duke u thënë kështu është siç thoni ju. Ndihma juaj për hapjen e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t'i mbajtur nën kontroll. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë e parë është çlirimi i politikës nga krimi.

Çlirimi nuk do të vijë duke i dhënë falje Edi Ramës, por duke i treguar Edi Ramës, derën, duke larguar këtë qeveri. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi hap negociatat. Nga oligarkët, pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë dhe që pastron paratë e drogës për llogari të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, ky merr çdo tendër. Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ska-negociata-me-nje-kryeminister-te-lidhur-me-drogen-tek-teatri-po-pastrohen-parate

Recommended