Report TV - Ligji për amnistinë fiskale, Tabaku: Do pastrohen paratë e kriminelëve

  • 4 years ago
Jorida Tabaku thotë se qeveria Rama po thellon përplasjen me SHBA-në dhe Europën me ligjin për amnistinë fiskale. Ish-deputetja e PD-së në një reagim në rrjetet sociale shkruan se më këtë ligj vendi kthehet në parajsë për krimin e organizuar, ndërkohë që në rast se Rama nuk tërhiqet, kur PD-të të vijë në pushtet do ta zhbëjë këtë ligj, me efekt prapaveprues.

"Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të  shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.

Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe  punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Recommended