Amnistia fiskale 'thikë me dy presa', eksperti për Report TV: Nuk shmangen dot paratë e krimit

  • 4 years ago
Do të ketë amnisti fiskale për të gjithë ata qytetarë vendas dhe emigrantë që kanë punuar në të zezë. Kjo nismë u vjen në ndihmë qytetarëve që nuk i kanë deklaruar të ardhurat e tyre deri sot. Kreu i qeverisë premtoi se nuk do të ketë asnjë penalitet deri sa të mbarojë amnistia. Një masë e tillë është edhe indikator për të matur bazën e informalitetit në ekonomi, duke qenë se paratë qarkullojnë në cash, pra jashtë sistemit bankar.

Por çfarë është amnistia fiskale apo e kapitalit? Me këtë nismë qytetarëve supozohet t?ju falen të gjitha detyrimet e prapambetura si pasojë e mosdeklarimit të pasurisë së tyre, e vënë në këtë rast duke punuar në të zezë. Ligjërisht mosdeklarimi i pasurisë është akt i veprës penale, pasi individi ka fshehur pasurinë dhe nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat në vlerën e 15%, dhe në momentin që do të bëjë këtë deklarim të pasurisë ndaj individit nuk do të ketë penalitete, dhe formalizohet paraja.

Recommended