Ora News - Paratë fusin në “sherr” socialistët, Lleshaj kërkon paratë e krimit në xhepin e policisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Përdorimi i pasurive kriminale të sekuestruara nga policia është bërë mollë sherri mes deputetëve socialistë gjatë komisionit të ligjeve. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon që paratë e krimit të dërgohen në xhepin e policisë, por sipas deputetëve një gjë e tillë nuk është mundur pasi duhet të kalohen në buxhetin e shtetit.

Administrimi i pasurive të sekuestruara nga aktivitetet kriminale janë bërë mollë sherri mes socialistëve në komisionin e ligjeve.

Ishte ministri i brendshëm sandër Lleshaj, i cili tha kërkoi që pasuritë kriminale ti kalojnë agjencisë së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, ndërsa punonjësit e policisë të shpërblehen me këto para.

Lleshaj: Në thelb agjencia do të jetë organi shtetëror i ngarkuar me administrimin e këtyre pasurive të sekuestruara. Në funksion të nevojës që mund të ketë, të caktojë administratorë për llogari të saj por fakti është që punonjësit që do të përfshihen në luftën kundër krimit të organizuar do të kenë mundësi të shpërblehen nga burimet e këtyre pasurive.

Kërkesën e ministrit Lleshaj, e kundërshtuan deputetët socialistë, sipas të cilëve nuk mund të menaxhohen 100% të parave të krimimit nga agjencia e konfiskimit të pasurive.

Bashkim Fino: Kjo nuk është agjenci vetëfinancuese, është agjenci shtetërore që ka një buxhet brenda Ministrisë së Brendshme.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, është ndër 15 kushtet e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Projektligji ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?, u miratua në tërësi pa asnjë votë kundër, dhe brenda këtij sesioni do t?i kalojë Kuvendit për votim.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/parate-fusin-ne-sherr-socialistet-lleshaj-kerkon-parate-e-krimit-ne-xhepin-e-policise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended