Lufta kundër krimit dhe drogës/ Lleshaj e Veliu takim me Policinë në Elbasan
  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një takim me drejtuesit e Policisë së Elbasanit dhe Prefektin, Gledian Llatja. Në takim, mësohet se është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i degës së SHISH në Elbasan dhe drejtues të Tatimeve. Mbledhja, e cila mësohet se ishte e planifikuar më herët nga ministri Lleshaj, po zhvillohet në zyrën e Prefektit, Gledian Llatja.

Ndërkaq, pak orë më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Tiranës u zhvillua një operacion, ku në pranga ranë gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve. Gjatë aksionit të zhvilluar në kryeqytet u sekuestrua 1 kg, e ndërsa në Elbasan 550 g kokainë.
Recommended