Lufta kundër krimit dhe drogës/ Lleshaj e Veliu takim me SHISH-in e Policinë në Elbasan
  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një takim me drejtuesit e Policisë së Elbasanit dhe Prefektin, Gledian Llatja. Në takim, mësohet se është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i degës së SHISH në Elbasan.

Më herët, në qytetin e Elbasanit dhe të Tiranës zhvilluan një operacion, ku në pranga ranë gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve. Gjatë aksionit të zhvilluar në kryeqytet u sekuestrua 1 kg, e ndërsa në Elbasan 550 g kokainë.
Recommended