RTV Ora - Përdorimi i drogës nga të rinjtë shqetësim në Elbasan

  • 5 years ago
#rtvora
Në Elbasan problem nuk është kultivimi i bimëve narkotike, por përdorimi i drogës nga të rinjtë deri në ambientet e shkollave. Në luftën kundër këtij fenomeni, rezultate priten nga ngritja e zonave policore në qytet dhe vendosja e kamerave të sigurisë. Me vetëm një rast kultivimi të zbuluar, Elbasani cilësohet një qark i pastër.

Përdorimi i drogës nga të rinjtë deri në ambientet shkollore mbetet problem shqetësues në qytetin e Elbasanit, gjithmonë i cilësuar si zonë e nxehtë e kriminalitetit.

Ndaj krahas veprimeve operative, drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe ata lokalë presin rezultate nga krijimi i zonave policore dhe vendosja e kamerave të sigurisë në qytet.

Rovena Voda: Policimi në komunitet lidhet edhe me këtë fenomen që ju përmendët. Pra pikërisht edhe në disa raste të konsumimit të lëndëve narkotike nga të rinjtë në shkolla.

Nga ana tjetër me vetëm një rast të zbuluar të kultivimit të kanabisit për vitin 2019, Elbasani konsiderohet nga Policia si një prej qarqeve me të pastër për këtë vit.

Por në takimin taks forcës anti kanabis u kërkua që ky rezultat të mos prodhojë vetëgëzim.

Rovena Voda: Pas këtij muaji nuk duhet të diskutohet më për këtë çështje. Mos të kalojmë në atë gjëndjen e kënaqësisë. Krimi është gjithmonë një hap para nesh.

Bashkëpunimi mes të gjithë strukturave dhe qytetarët u vlerësua me rëndësi në luftën anti kanabis.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perdorimi-i-droges-nga-te-rinjte-shqetesim-ne-elbasan
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended