RTV Ora – Basha për mediat italiane: Jo Shqipërisë së drogës dhe pastrimit të parave
  • 5 years ago
#rtvora
"Jo Shqipërisë së drogës dhe pastrimit të parave" është titulli që gazeta italiane ?Il fatto quotidiano? i ka vendosur intervistës së zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në bisedë, kreu i selisë blu akuzon policinë se e ka përdorur gazin lotsjellës në mënyrë të pajustifikueshme.

Madje ai akuzon se qëllimi është i qartë: Nuk duan që njerëzit, veçanërisht gratë dhe familjarë me fëmijë, të marrin pjesë në protesta.

Sa i përket bashkëpunimit me LSI, Basha shprehet se qëllimi i të dy forcave politike është i njëjtë.

Basha: Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar. Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pisëta.

Sipas Bashës, në raportet e Europolit dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria shihet si prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e BE-së si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Europës Perëndimore.

Ndaj kreu i PD-së thekson se vetëm largimi i Ramës do të eleminojë mundësinë e blerjes së votave me paratë e drogës prej mazhorancës.

Basha: Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.

Deklaratën e Ramës në Shqipëri se nuk ka një revoltë të popullit por revoltë të një opozite e cila u dërgua në shtëpi pasi shkatërroi ekonominë dhe zhyti vendin në kënetën e pandëshkueshmërisë, Basha e konsideron propagandë.

Madje ai thekson se në sondazhe, Partia Demokratike do të fitojë shumicën nëse sot zhvillohen zgjedhje të përgjithshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-mediat-italiane-jo-shqiperise-se-droges-dhe-pastrimit-te-parave
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz