Basha: Rama dhe Veliaj kanë devijuar lumin për të favorizuar trafikantin e drogës, Edmond Bego

  • 5 years ago
Në ditën e 49-të të protestës banorët e "Unazës së Re" të veshur me jelekë portokalli kanë bllokuar sërish rrugën. Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe deputetë të tjerë të opozitës. Basha denoncoi sërish për një aferë 60 milionë euro, duke shtuar se plani i zonës së "Astirit" u devijua për të mbrojtur kompleksin e Edmond Begos, një biznesmen i akuzuar për trafik droge që sipas demokratëve ka miqësi me Taulant Ballën. Ndryshimi i projektit, tha Basha, bëri që të preken banesat e qytetarëve. Basha shkoi edhe më tej kur deklaroi se kryeministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi ligjore, ndërsa paralajmëroi se kur PD të vijë në pushtet do anulojë koncesionet.