Denoncohet LIVE 'laboratori i drogës' në Sauk/ Pronari i shtëpisë: Më kanë paguar dritat
  • 5 years ago
TIRANË- Pa Gjurmë ka denoncuar LIVE në emision një 'laborator droge' në Sauk. Gazetari Ermal Qori ka shkuar në shtëpinë e cila dyshohet se ka shërbyer si 'laborator droge'. Gjatë transmetimit ai ka raportuar se në ambientet e shtëpisë është gjetur një boçe hashashi si dhe objekte dhe enë të tjera të dyshimta si prizë treshe, sobë, kova me pleh dhe deri te mbetjet e hashashit në raftet e dollapit dhe mbi lavaman. Dyshohet se këto enë kanë shërbyer për të përpunuar lëndën narkotike.

Indicia për këtë 'laborator droge' ka ardhur nga pronari i kësaj banese Bilbil Dafku 48 vjeç. Ai ka denoncuar se gjatë kohës kur ka vuajtur dënimin për 18 muaj për 'armëmbajtje pa leje', shtëpia e tij është përdorur për kultivim të lëndës narkotike duke e bazuar dyshimin e tij edhe në mosndërprerjen e energjisë gjatë kësaj periudhe kohore, kur ai nuk ka paguar faturat dhe nuk ka jetuar në banesën e tij.
Recommended