LSI: Ministër kriminel! Kush ishte pronari i makinës që u dogj? Kush i fiku dritat?!
  • 5 years ago
Një ditë pas protestës së opozitës, Petrit Vasili në një deklaratë nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, foli për një skenar të shtetit të provokimeve ndaj protestuesve. Opozita nuk ra pre e tyre - tha Vasili duke mos ju përgjigjur. Por përpos kësaj deklarate në protestën e opozitës pati dhunë dhe tentativa për të sulmuar edhe godinën e parlamentit. Vasili përmendi djegien e një makine pranë Kuvendit, ku teksa e quajti ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj "kriminel", kërkoi të dijë se kush ishte pronari i makinës, kush e la automjetin para Parlamentit, dhe kush i fiku dritat në rrugën pranë Kuvendit.

"Ku i gjeti provat, ku i gjeti filmimet? Për aktet terroriste të djegies së automjetit nuk ka prova, nuk ka autor, nuk ka pronarë makine, nuk ka shkaktarë se kush fiku dritat në mënyrë që horrat të konsumonin horrllëkun ndërsa për këta protestues të ndershëm dhe të pafajshëm gjenden provat dhe shkohet me vrap për arrestimin e tyre. Të gjithë t?i bëjnë llogaritë mirë", tha Vasili.