Djegia e makinës në Vlorë, flet pronari: S’kam konflikte, prej 4 ditësh kam ardhur me pushime dhe…

  • 4 years ago
Gjatë natës në parkimin e një hoteli në Vlorë është djegur një automjet luksoz. Mësohet se makina është në pronësi të një shqiptari nga Kërçova i cili është emigrant në Gjermani.


Ai u shpreh se nuk ka dyshime dhe as konflikte me asnjë persona dhe se në Vlorë kanë ardhur me pushime prej 4 ditësh.

?Jemi nga Maqedonia nga Kërçova, kemi ardh për pushime që prej 4 ditësh dhe tani ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur krejt. Skena dyshim askund, skemi zënka me askënd?- thotë pronari i makinës së djegur.

?Ne kemi ardh me pushime. Ngjarja është shumë e keqe. Jetoj në Gjermani edhe tani kemi ardh me pushime. Policia tani po heton. Kamerat e kanë kapur?- shtoi ai.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:18, në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë, pranë një hoteli është djegur në pjesën e përparme auomjeti tip Audi-A8 në pronësi të një pushuesi, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se është djegur qëllimisht me lëndë djegëse benzinë, për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Recommended