Ora News - Djegia e makinës së Dritan Lelit, banorja: Flakët më hynë brenda në shtëpi
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një automjet në pronësi të Bashkisë së Vlorës që përdorej nga kryebashkiaku Dritan Leli, u dogj në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Banorët që jetojnë në pallatin ku ishte parkuar makina kanë rrëfyer për mikrofonin e Ora News momentin kur panë flakët.

Mine Sejfullari tha se flakët i hynë brenda në shtëpi duke i shkaktuar djegien e tendës dhe grilave.

Mine Sejfullari: "Nuk është parkim për të lënë makina aty. Flaka më erdhi brenda. Më dëmtoi grilat, tendat të gjitha. Kush do mi paguajë mua këto? Nuk dëgjova gjë, vetëm flakën pamë."

Ndërsa një tjetër banor tha se makina ishte parkuar aty nga shoferi i kryebashkiakut, Lelit i cili jetonte në një pallat tjetër aty pranë.

Banori: "Kur dola nga shtëpia makinat ishin në flakë. U dogjën dy makina. Ndodhi në 04:30 të mëngjesit. Nuk dëgjuam zhurma. Rri shoferi tek pallati tjetër. Dola për të parë makinën që u dogj, se aty është vendi ku le makinën djali im. Por makina djalit ishte parkuar në vend tjetër. Flaka ishte në majë. Zhurmë nuk dëgjuam se ishte vonë."

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/djegia-e-makines-se-dritan-lelit-banorja-flaket-me-hyne-brenda-ne-shtepi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended