Ora News - PD: Rama i dha me koncesion Kepin e Rodonit trafikantit të drogës
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Partia Demokratike e cilësoi dhënien me koncesion të Kepit të Rodonit si një vendim korruptiv dhe klientelist të qeverisë Rama.

Sekretari për Çështjet Ekonomike, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë BE-së.

Teliti: Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit. Në këtë koncesion trafikanti i drogës i shndërruar në biznesmen pranë qeverisë, është bashkë me kompaninë R&T, e Renis Tërshanës. Kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian.

Sipas PD-së, për këtë koncesion nuk pati garë reale duke eleminuar konkurencën dhe shndërruar vendimet e kryeministrit Edi Rama dhe Ministres Belinda Balluku në vendime klienteliste.

PD zotohet se do tu kthejë njerëzve qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-rama-i-dha-me-koncesion-kepin-e-rodonit-trafikantit-te-droges

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz