Jepet me koncesion për 35 vite një port jahtesh në Kepin e Rodonit, PD: Vjedhje!
  • 5 years ago
Pas Sarandës ku në datë 1 Gusht u hap gara për dhënien me koncesion 35 vite të portit turistik ?Marina Limoni? do të jepet me PPP edhe një port jahtesh në Kepin e Rodonit. Ministria e Infrastrukturës e ka shpallur sot duke specifikuar edhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit, ndërsa Shqiptarja.com ka siguruar dokumentet e procedurës konkurruese për dhënien me koncesion partneritet publik privat të portit të jahteve Marina Rodon për 35 vite. Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit te Rodonit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 6 shtator 2019.

Sipas ministrisë, porti i jahteve "Marina Rodon" është parashikuar të ndërtohet në bregun lindor të Adriatikut të Jugut, në Gjirin e Rodonit i cili bën pjesë ne Gjirin e Drinit si njësia fiziografike me e madhe e bregdetit shqiptar. Përgjatë vijës bregdetare të kësaj Njësie, rreth 83 km e gjatë, që kufizohet në veri me Kepin Mendre (Ulqin) dhe ne jug me Kepin e Rodonit, ndodhen edhe grykëderdhjet e lumenjve Drin i Lezhës, Mat e Ishem si dhe lagunat e Vilunit, Kune-Vainit e Patogut. Pozicioni i propozuar ka thellësi të favorshme për strehimin e mjeteve lundruese me zhytje deri 5,5 metra. Porti do të ndërtohet krejtësisht i mbrojtur nga erërat dhe deti, duke krijuar një mbrojtje me anë të ndërtimit të dallgëpritëseve përkatëse dhe duke zbatuar standarde e norma me të cilat ndërtohen dhe shfrytëzohen aktualisht portet në Evropë dhe në vende të tjera të zhvilluara.
Recommended