Edhe autostrada Tiranë-Durrës do jepet me koncesion - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV As autostrada Tirane-Durrës nuk do ti shpëtojë koncesionit apo partneritetit publik privat.Për vitin që vjen qeveria ka planifikuar ta japë me koncesion edhe këtë rrugë, me një vlerë që arrin në 49 miliardë lekë ose rreth 385 milion euro. Është parashikuar që në këtë vlerë të përfshihet ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e saj. Kjo do të thotë se në rast të konkretizimit të këtij procesi në vitin 2019, rruga me qarkullimin më të madh në vend do të behët me pagesë.Aktualisht sipas të dhënave në këtë rrugë kalojnë rreth 47 mijë makina në ditë. Në muajin qershor të këtij viti, autoriteti rrugor ndërhyri në afro 31 mijë metra katror për të mbuluar gropat e krijuara. Sipas ekspertëve 50 % e këtij segmenti është jashtë standardi dhe ka nevojë të rindërtohet nga e para.Por autostrada Tiranë Durrës nuk është i vetmi segment rrugor që është planifikuar për t?u dhënë me koncesion. Në listë janë edhe Kashar-Rrogozhinë, Orikum-Himarë, aeroporti i Vlorës si dhe ai i Kukësit. Ne skemën e partneritetit publik privat përfshihen edhe ndërtim shkollash në Tiranë apo dhe dhënie me koncesion i spitalit të Fierit.Në total vlera e kontratave me partneritet publik privat të parashikuara për vitin që vjen arrin ën 262 miliard lekë ose 2 mld euro. Pagesat e tyre parashikohen të kryhen vit pas viti. Edhe FMN dhe BB e kanë shprehur qëndrimin se qeveria shqiptare e ka tepruar me koncesionet ndaj dhe ka nevojë për një stopim të këtij procesi, me qëllimin analizimin e kostove, të cilat kërkojnë buxhetin e shtetit në vitet që pasojnë.
Recommended