Me koncesion edhe segmenti Tiranë -Durrës? Ministria e Infrastrukturës: Po shqyrtojmë propozimin
  • 5 years ago
Një kompani private i ka propozuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të marrë me koncesion rrugën Tiranë-Durrës. Sikurse bën të ditur ky dikaster, së fundmi një subjekt privat ka propozuar që të marrë përsipër ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen për segmentet rrugore Tiranë-Vorë-Durrës dhe Kashar-Rrogozhinë, kundrejt një tarife.

Propozimi, më konkretisht parashikon zgjerimin e aksit Tiranë-Vorë-Durrës si dhe në një fazë të mëvonshme edhe ndërtimin e aksit kashar-Rrogozhinë. Sipas ministrisë, projekti ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për të ulur ngarkesën në të gjithë rajonin Tiranë, Durrës dhe Rrogozhinë.

?Skema e propozuar parashikon ndërtimin e veprave në fjalë në dy faza. Së pari zgjerimin e aksit Tiranë-Vorë-Durrës, rehabilitimin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës përmes Ndroqit dhe asaj të aksesit për bizneset. Së dyti, në një fazë të mëvonshme, përtej 2025, parashikohet ndërtimi i aksit tjetër Kashar -Rrogozhinë. Skema e propozuar parashikon që të gjithë koston e ndërtimit e përballon koncesionari privat i cili vendos një tarifë për kalimin duke garantuar shlyerjen e investimit dhe fitimin e arsyeshëm pa rënduar mbi Buxhetin e Shtetit. Qytetarëve u krijohet edhe mundësia e kalimit pa pagesë përmes rrugës alternative?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së infrastrukturës.
Recommended