Ministria e Infrastrukturës nënshkruan me BERZH për rehabilitimin e transportit hekurudhor

  • 6 years ago
Bashkimi Europian, BERZH dhe partnerët e tjerë do të financojnë 35.5 Milion Euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë-Durrës dhe linjën e re Tiranë-Aeroporti Nënë Tereza.

Së bashku me fondet e qeverisë shqiptare, pritet që investimi të shkojë deri në 90 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri doli sot në një konferencë për shtyp me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje huaje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për sa i takon rehabilitimit të transportit hekurudhor në Shqipëri.

Gjiknuri dha disa të dhëna nga investimi si dhe nga segmenti fillestar që do të rehabilitohet, ai Tiranë-Durrës, me një zgjatim në Rinas.

Recommended