Balla, Kushi e Bushka propozim në Kuvend: Të hiqet taksa e infrastrukturës për ndërtimet pa leje
  • 4 years ago
Tre deputetë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka i kanë propozuar Kuvendit të hiqet parapagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë prej 0.5% nga të gjitha ndërtimet pa leje, dhe që janë në proces legalizimi. Ky propozim i deputetëve synon të ndryshoj ligjin "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, ku saktësohet fakti në nenin 27, pika 3 shkronja C që leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë paguar taksa e infrastrukturës, dhe në rast se aplikuesi nuk e ka paguar këtë taksë nuk mund ta përfitojë lejen.
Recommended