Report TV - Shteti 43.4 mln € detyrime të pashlyera, listën e kryeson Ministria e Infrastrukturës
  • 6 years ago
Pavarësisht se shifra 600 milionë dollarë borxhe të prapambetura të shtetit ndaj subjekteve private dhe qytetarëve individë, krijuar gjatë qeverisë Berisha, tashmë konsiderohet e kapërcyer, edhe qeveria Rama vijon të krijojë detyrime të reja, që u shtohentë tjerave, që trashëgohen vit pas viti.

Fjala është për fatura punimesh të papaguara për firmat e ndërtimit apo mirëmbajtjes së rrugëve, mospagim të TVSH-së në formë rimbursimi, po edhe një sasi e madhe vendimesh gjyqësore me detyrim financiar, por që nuk paguhen.
Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, stoku i detyrimeve të shtetit në fund të vitit 2017 arriti në 5.7 miliardë lekë të reja, ose 43.4 milionë euro. Këtu përfshihen detyrime të trashëguara, por gjysma e kësaj shifre është krijuar vetëm në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Sipas statistikave, listën e dikastereve e kryeson Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 3.3 miliardë lekë detyrine, ku gati 1.2 miliardë lekë janë vetëm fatura të papaguara për mirëmbajtjen e rrugëve; pasuar nga ministria e Brendshme me 924 milionë lekë, Bujqësia me 420 milionë, Drejtësia me 280 milionë, etj.
Recommended