100 mln euro për Bechetti-n/ Ministria e Financave vendos shifrën në listën e detyrimeve

  • 4 years ago
Në qershor të vitit 2020, Ministria e Financave ka vendosur në lista për të paguar detyrimin prej 109 milionë euro për biznesmenin Francesco Becchetti, i cili ka fituar në arbitrazh gjyqin ndaj shtetit shqiptar.


Edhe pse nuk ka patur një reagim zyrtar të qeverisë në lidhje me këtë gjyq, në dokumentin e ministrisë së financave për raportin e mesvitit për zbatimin e buxhetit, të vitit 2020 pasqyrohet se gati 91 përqind e detyrimeve që kanë institucionet shqiptare për shkak të gjyqeve të humbura në arbitrazh e zë detyrimi ndaj kompanisë Hydro srl plot 100 milionë euro. Ky është dokumenti i Ministrisë së Financave, ku pasqyrohet ky detyrim që rrjedh nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit për gjyqin Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë.

Gjyqet me biznesmenin Francesco Becchetti nisën disa kohë më parë duke u mbyllur me një humbje të rëndë për shtetin shqiptar.

Biznesmeni italian ishte angazhuar prej shumë vitesh në një projekt për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit. Një seri përplasjes me shtetin shqiptar çuan në ndalimin e projektit dhe zgjidhjen e kësaj situate në gjykatat ndërkombëtare.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FrancescoBecchetti#MinistriaeFinancave#TopChannel

Recommended