Report TV -Ministria e Financave i anulon licencën gruas së Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas
  • 5 years ago
Merr një tjetër rrjedhë lufta për dyqanet në Aeroportin e Rinasit. Ministria e Financave ka vendosur më në fund t?i anulojë autorizimin kompanisë së bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi (Albania Duty Free Distribution), për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit. Vendimi vjen disa ditë pasi Shqiptarja.com dhe Report Tv denoncuan skandalin Duty Free në Rinas, ku kompania e gruas së Gjin Gjonit tentoi të merrte ?peng? ambientet tregtare në aeroport me një vendim arbitrar gjykate dhe rinovim të dyshimtë licence, pasi kishte humbur tenderin e shpallur nga kompani koncesionare TIA si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i mbaronte në 27 gusht 2019.

Sipas burimeve të sigurta, vendimi par anulimin është marrë ditën e hënë, në 30 shtator 2019, pas verifikimeve të ligjshmërinë e procedurave të ndjekura për rinovimin e licencës. Vendimi i anulimit të autorizimit për operimin e Duty Free Shop do të thotë që Albania Duty Free Distribution nuk e mban më të drejtën e operimit të dyqaneve pranë Aeroportit të Rinasit. Gjithashtu kjo drejtë është anuluar nga data e lëshimit te autorizimit, firmosur në datën 16 gusht nga zëvendësministri i Ekonomisë Elton Haxhi. Efektet kohore të anulimit të autorizimit konfirmohen nga VKM nr. 651, datë 10.11.2017, përkatësisht neni 644 i aktit, i cili shprehet që vendimi për anulimin i shtrin efektet që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit fillestar, pra në rastin konkret ky vendim, i shtrin efektet nga data e lëshimit të autorizimit (16.08.2019).
Recommended