Gruaja e Gjin Gjonit mban ‘peng’ aeroportin me vendim gjyqi pasi humbi tenderin për ‘Duty Free’
  • 5 years ago
Bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, nuk lëshon dyqanet duty free në ambientet e Aeroportit Nënë Tereza në Rinas, ndonëse është njoftuar nga TIA që në 22 shkurt 2019 se ka humbur tenderin për kontrollin e ?Duty Free?. Pasi kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF) fitoi të drejtën përmes tenderit për menaxhimin e të njëjtës hapësirë në aeroport për 5 vitet e ardhshme, Elona Çaushi dhe kompania e saj Albania Duty Free Distribution (ADFD), është vënë në lëvizje, me qëllim për të vijuar kontrollin e dyqaneve edhe për 5 vitet e ardhshme. Në lojë kanë hyrë menjëherë segmente të drejtësisë shqiptare, por edhe të Ministrisë së Financave, duke prodhuar një tjetër precedent negativ për klimën e biznesit në Shqipëri. Konkretisht, kompania ADFD e Elona Çaushit ka vënë në lëvizje Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar vijimin e aktivitetit tregtar në ambientet e Aeroportit Nënë Tereza në Rinas, në kushtet kur kontrata me TIA-n i mbaronte në 29 gusht të 2019, ndërsa kompania amerikane, sipas kontratës së re, duhet të merrte në dorëzim ambientet në 15 shtator të këtij viti.
Recommended