Lufta me gruan e Gjin Gjonit për Duty Free/ Kompania amerikane kërkon përjashtimin
  • 4 years ago
Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë vijon beteja mes kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi dhe Ministrisë së Financave, për licencën për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, për të cilat kjo kompani ka humbur tenderin si dhe i ka mbaruar kontrata që në datën 27 gusht 2019. Ministria i ka hequr autorizimin kompanisë së gruas së Gjin Gjonit për të ushtruar këtë aktivitet, me argumentin se i ka mbarur kontrata me TIA. Elona Çaushi i kërkon gjykatës që ta detyrojë ministrinë t?ia japë autorizimin. Kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e cila ka fituar tenderin dhe ka lidhur një kontratë me TIA për menaxhimin e ambienteve e të njëjtave ambiente tregtare që po ia mban ?peng? dhe shfrytëzon kompania e Elona Çaushit, përmes dy vendimeve të dy gjyqtarëve që nuk kanë kaluar Vetingun, ka kërkuar sot përjashtimin e gjyqtarit të çështjes Avni Sejdi, për njëanshmëri.
Recommended