Parkimi nëntokësor në Parkun Rinia jepet me koncesion për 30 vite, bashkia fiton 15% - Ora News
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parkimi nëntokësor i Parkut Rina, një ndër projektet më stategjike të bashkisë së Tiranës, do të jepet me koncesion për 30 vjet. Vendimi i këshillit bashkiak u miratua vetëm më votat e mazhorancës pas kundërshtimit të ashpër të opozitës me heret qe argumentoi se ky koncesion favorizon klientë të qeverisë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në mbledhjen maratonë të Këshillit Bashkiak , tha se nevoja për parkime është emergjente.
Erion Veliaj: Ne të kemi paralelisht me punën shesh edhe punën te Parku Rinia për një parkim nëntokësor, i cili pas investimit kthehet në shesh dhe ka vetëm një hyrje dhe dalje për makinat. Ky rikonfirmim nga këshilli është i nevojshëm sidomos kur kemi arritur të negociojmë edhe një ofertë më të mirë sesa ishte rezultati i koncesionit, pra nga 10% e fitimit bashkia merr 15% dhe në vend që të kthehet ky investim për bashkinë në 35 vjet, do të kthehet për 30 vjet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/parkimi-nentokesor-ne-parkun-rinia-jepet-me-koncesion-per-30-vite-bashkia-fiton-15/
Recommended