Ora News -Veliaj tender të dyshimtë për parkun Rinia, 7 kompani u skualifikuan, nuk kishin kopshtarë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Open data ka ndezur sinjalin e kuq sa i përket tenderit 1 miliardë lekësh për rehabilitimin e parkut Rinia. Sipas të dhënave nga 8 kompani, vetëm 1 u kualifikua, ndërsa të tjerët u skualifikuan me argument të tilla si, nuk kishin saldatriçe apo punonjës kopshtarie.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili në mënyrë të çuditshme vazhdon të jetë nën mbrojtjen e Gardës së republikës, deklaron se në 1 qershor do të hap parkun Rinia.

Por Open Data Albania ka hedhur hije të forta dyshimi mbi procedurat e tenderit prej rreth 1 miliardë lekësh për rehabilitimin e një prej zonave më të njohura në Tiranë.

Madje kjo procedurë është vendosur nën ?flamurin e kuq?.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomikë, dhe shtatë prej tyre janë skualifikuar.

Nga arsyetimet e dhëna rezulton se të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë kanë shfaqur probleme që kanë të bëjnë me kapacitetin teknik ose nuk kishin deklaruar saldatriçe, apo nuk kishin punonjës me dëshmi si kopshtar.

Situata bëhet edhe më e rëndë për faktin se së fundi për të kryer punimet janë parë të angazhuar dhe punonjës të bashkisë së ndërmarrjes së pastrimit gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës.

Madje për shpejtësi, pasi kryebashkiaku ka kërkuar inaugurimin në 1 qershor, në vend të barit natyral është shtruar parket bari.

Kontrata e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kësaj kompanie parashikonte një kohëzgjatje prej 8 muajsh dhe ka nisur që në korrik të vitit të shkuar e akoma nuk është arritur të përfundohet.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-tender-te-dyshimte-parkun-rinia-7-kompani-u-skualifikuan-nuk-kishin-saldatrice-dhe-kopshtare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended