Top News - Një tender i dyshimtë!/ Për ilaçin e kancerit të gjirit
  • 4 years ago
Pandemia nuk e ka frenuar Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë tendera për blerje barnash, edhe nëse këto nuk janë pjesë e luftës së koronavirusit. Kështu ka ndodhur në shkurt të vitit 2020, kur Ministria e Shëndetësisë ka shpallur tenderin e përvitshëm për furnizim me barna për një periudhë dy vjecare, në të cilin ishte përfshirë edhe blerja e herceptinës, një medicament që lufton kancerin e gjirit te gratë.

Faktet janë bërë publike nga gazeta Shqip, e cila jep detaje të tenderit dhe pse ai u shty për dy javë. Në anulimin e tenderit, 3 lotet e mësipërme u hoqën fare nga prokurimi 2-vjeçar, a thua se për këto barna nuk ka më nevojë Sistemi Spitalor.
Sipas asaj që shkruan gazeta shqip me zbutjen e situatës së Pandemisë Covid 19, tenderi i anuluar për prokurimin e barnave për Sistemin Spitalor, u rishpall.

Në rishpalljen e tenderit, tashmë ripërfshihen edhe barnat e 3 loteve të mësipërme, por që papritmas rezultojnë të jenë të ndara jo më në 3 lote, si në variantin fillestar, por në 6 të tilla.
Por pyetja që shtrohet lidhet me faktin se pse u bë kjo nënndarje? për më tepër, me ndikim në të dy vitet e ardhshme? Dihet se barnat mund të regjistrohen sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë në vjeshtë të vitit 2020 dhe logjikisht, mund të jenë pjesë e konkurrimit në 2021, kur të mbarojë afati i këtij tenderi, për të patur në këtë mënyrë çmime edhe më konkurruese, në mënyrë që me paratë e kursyera nga konkurrenca të kurohen më shumë gra me kancer të gjirit?

Ministria e Shëndetësisë i detyrohet një përgjigje publikut shqiptar, për pyetjet e mësipërme. Nga tabela zbulohet edhe një fakt tjetër shumë interesant. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, çmimi i vendosur në treg per një medicament nuk mund të jetë më i lartë se 80 për qind e çmimit tavan që ka medikamenti. Ndërsa në dokumentin që publikon gazeta shqip, çmimi tavan i medikamenti biosimilarit është sa 90 për qind e vlerës, pra 10 % më shumë, në kundërshtim me ligjin.
Pas rihapjes së proçedurës së prokurimit, sasitë për barnat në fjalë çuditërisht janë pakësuar dhe afati i dorëzimit të ofertave është shtyrë për në mes të korrikut të vitit 2020.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ministria...
Recommended