Depistimi i kancerit të gjirit, Manastirliu shpall kalendarin e Mamografisë në qytetin tuaj

  • 6 years ago
Çdo grua ka akses për të marrë shërbimin e mamografisë, kudo ku ajo jeton. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Ministrja Manastirliu ka lajmëruar se ku do të jenë mamografët e lëvizshëm gjatë muajit Tetor, muaji i ndëgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Shërbimi garantohet afër vendbanimit, nëpërmjet programit tashmë të konsoliduar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik, të mamografëve të lëvizshëm, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar 4073 ekzaminime.Shërbimi i mamografisë ofrohet gjithashtu në spitalet rajonale. Përpos Tiranës dhe spitaleve rajonale të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Beratit dhe Korçës, këtë vit shërbimi është ofruar për herë të parë edhe në spitalet e Kukësit, Dibrës dhe Gjirokastrës.

Recommended