Ora News - Vlora marshon për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Parandalimi ëshët më mirë se kurimi, ky është mesazhi që përcillet nga mjekët specialistë dhe pacientët e prekur me kancer në gji.

Qytetarët e Vlorës marshuan këtë të enjte duke treguar mbështetjen për të diagnostikuarit me kancer gjiri.

Në tetorin rozë, vëmëndja duhet të jetë kryesisht te vajzat dhe gratë.

Prej një viti e gjysmë kjo grua lufton me kancerin e gjirit ajo u bënë thirrje të gjithave të kryejnë vizitat rutinë për të parandaluar këtë sëmundje.

Gruaja: Prej një viti e gjysmë jam diagnostifikuar me kancer gjiri, pas bërjes së mamografisë këtu në spital. Të gjitha gratë duhet të bëjnë këto kontrolle për t'i shpëtuar kësaj sëmundje të rrezikshme.

Mjekët ftojnë gratë dhe vajzat të mposhtin paragjykimet dhe të luftojnë për të parandaluar këtë sëmundje e cila po përhapet në masë, neglizhenca për këtë çështje mund të rrezikoj jetën.

Mjekja: Vetëm për muajin tetor për vitin që shkoi u kryen rreth 505 ekzaminime, ndërsa për vitin 2019 që nuk ka përfunduar akoma janë 390 mamografi të kryera. Më pas të gjitha pacientet është e nevojshme të kryejnë edhe vizita tek mjeku specialist për të kryer ekzaminimet e tjera plotësuese që duhet të bëjnë, siç është ekografia apo rezonanca.

Me dhjetra qytetarë marshuan këtë të enjte në Lungomaren e qytetit të Vlorës për të mbështetur të diagnostikuarat me kancer gjiri dhe për të nxitur gratë dhe vajzat të kryejnë vizitat rutinë, pasi siç thonë dhe mjekët parandalimi është më mirë se kurimi.

Sipas statistikave 600 gra në vit preken nga sëmundja e kancerit të gjirit, ku një e treta e tyre humb jetën.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlora-marshon-sensibilizimin-e-luftes-kunder-kancerit-te-gjirit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended